Gjithmonë përpara trendeve të tregut dhe industrisë

THEAPLAST SHPK

Theaplast shpk është një kompani e krijuar në vitin 1999 me seli në Korçë dhe është e specializuar në prodhimin e ambalazheve plastike të llojeve të ndryshme, duke i ardhur në ndihmë industrisë ushqimore dhe sistemit të supermarketeve që operojnë në vendin tonë. Prej vitit 1999 kur u krijua e deri më sot, Theaplast ka pasur një qëllim të qartë, zgjerimin e prezencës në treg duke zbatuar rigorozisht ligjet në fuqi dhe rregullat e konkurrencës së ndershme.

Ky vizion, ka bërë që sot të jemi kompani lider në treg, dhe si të tillë, edhe bashkëpunëtor i rëndësishëm i liderave të sektorit ushqimor në Shqipëri.

Bashkëpunimet e gjata dhe korrekte me partnerët tanë seriozë si Big Market, Conad, SPAR, KMY, Alb Market, TONA, FIX, HAKO, Erda, Anna Market, Euro Market, Marketi Im, Your Market, Zdrava, Hako apo kompanitë lider të prodhimeve ushqimore dhe pijeve, na bëjnë të ndihemi besimplotë që ky avancim i deritanishëm, do të shoqërohet me konsolidim edhe më të madh në të ardhmen.